Balkan Green Foundation (BGF) do të organizojë sot tryezën e diskutimit për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë (PKEK).
BGF, si pjesë e grupit punues për hartimin e Planit, në bashkëpunim me zyrtarët përgjegjës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) dhe Ministria e Eknomisë (ME), do të organizojë këtë tryezë me qëllim të diskutimit të Politikave dhe Masat e propozuara në PKEK, si dhe rrugën para, derisa dokumenti të miratohet.
Fjala hyrëse do të mbahet nga Rinora Gojani, menaxhere e Programeve dhe Operacioneve në BGF; Politikat dhe Masat Mjedisore në PKEK do t’i prezantojë Abdullah Pirçe, zv.drejtor i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Ujërave në MMPHI; Prezantim i Politikave dhe Masave Energjetike në PKEK nga Arbëresha Isufi, u.d. Udhëheqëse e Divizionit për Planifikim Strategjik dhe Bashkëpunim Rajonal në ME.
Ndërsa rekomandimet e OJQ-ve pjesë e grupit punues për hartimin e PKEK do të prezantohen nga Fjolla Qorri (BGF) dhe Laura Nushi (Instituti për Politika Zhvillimore).
Paneli organizohet në kuadër të projektit “Dekarbonizimi për Rezistencë Klimatike” e financuar nga Smart Balkans.
Ngjarja mbahet nga ora 09:30 në Hotel “Swiss Diamond”, në Prishtinë dhe transmetohet “live” nga Ekonomia Online.