BIA arreston politikanin opozitar Nikola Sandulovic, pasi shprehu ngushëllime për Prekazin

Prishtinë | 03 Jan 2024 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë Republikane Serbe, Nikola Sandulovic, është arrestuar nga Agjencia e Inteligjencës e Serbisë (BIA), sot rreth orës 16:00, ka bërë të ditur avokati i tij.

Avokati Çedomir Stojkoviq ka theksuar, nëpërmes një postimi në X, se ky arrestim ndodh:

  • Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe
  • Vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi – fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime.

Sipas tij, ky është një tregues i qartë i politikës së Aleksandër Vuçiqit ndaj Kosovës dhe një tregues i qartë i synimeve të tij në Kosovë. “Kushdo nga Serbia që bashkëpunon me Kosovën ose ballafaqohet me të kaluarën, do të jetë në shënjestër të autoriteteve, mediave dhe gjithçkaje që shkon me të”.

Nikolla Sanduloviq është dërguar sot në një vend të panjohur, si policia ashtu edhe BIA nuk kanë pranuar t’i tregojnë gruas së Nikollës se ku ndodhet dhe familja e tij tani po kalon momente të vështira. Ata gjithashtu refuzojnë t’ua japin këtë informacion avokatëve të tij.

Ftoj opinionin publik që ta ndjekë këtë rast, veçanërisht mediat rajonale dhe ndërkombëtare. Parimi dhe shteti ligjor duhet të jenë më të rëndësishëm se çdo shije!, shkruan Stojkoviq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme