Bie numri i të vaksinuarve, vetëm 7 mijë e 154 doza u dhanë

Prishtinë | 14 Tet 2021 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë administruar 7 mijë e 154 doza të vaksinave Anti-COVID.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vaksinuarve është më i vogël se që ka qenë javëve të kaluara.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë administruar 1 milion e 483 mijë 260 vaksina.

828 mijë e 935 persona janë vaksinuar me dozën e parë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.154 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.483.260 doza të vaksinës. Deri më sot 654.325 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Të ngjashme