Bie prodhimi i cigareve në Bashkimin Evropian

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 09:57 | Nga

Në Bashkimin Evropian, gjatë vitit 2016 janë prodhuar mbi 527 miliardë cigare. Kjo shifër është 36 miliardë pako më pak se në vitin 2015 dhe rreth një e treta më pak, apo 300 miliardë më pak cigare krahasuar me prodhimin e regjistruar dhjetë vjet më parë.

Në vitin 2016, prodhimi në Bashkimin Evropian ishte i barabartë me 50 pako cigare për banorë dhe vlera e prodhimit ishte rreth 6.2 miliardë euro. Kështu thuhet në raportin e Eurostat, shkruan Telegrafi.

Me gati 168 miliardë cigare të prodhuara, Gjermania ishte prodhuesi më i lartë në vitin 2016. Prodhimi i saj i cigareve përbënte 32 për qind të totalit të Bashkimit Evropian.

Polonia renditet e dyta me 99 miliardë cigare të prodhuara ose 19 për qind të totalit të Bashkimit Evropian dhe Rumania e treta me 77 miliardë cigare apo 15 për qind. Greqia me 31 miliardë cigare, Portugalia me 27 miliardë cigare dhe Bullgaria me 21 miliardë cigare, ku secila bëjnë pjesë rreth 5 për qind të prodhimit të përgjithshëm të Bashkimi Evropian.

31 Maji është Dita Botërore pa Duhan. Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen e përdorimit të duhanit dhe në efektet negative të shëndetit, të cilat sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë janë gati 6 milionë vdekje çdo vit në mbarë botën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme