Bilanc pozitiv edhe sot: 22 të shëruar, 7 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 22:42 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se sot janë testuar 243 testime, ku 7 kanë rezultuar pozitive me koronavirus, ndërsa 22 qytetarë janë shëruar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, me anë të një postimi në Facebook ka dhënë një lajm të mirë, ku ka treguar se sot vetëm 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

”Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19. Dita e katërt me radhë që i kemi këto rezultate pozitive të cilat lidhen me punën, angazhimin dhe respektimin e rregullave”, ka shkruar Vitia.

Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19. Dita e katërt me radhë që i…

Gepostet von Arben Vitia am Donnerstag, 30. April 2020

Të ngjashme