Bill Gates: Steve Jobs bënte “magji” për t’i motivuar punëtorët

Prishtinë | 08 Kor 2019 | 14:03 | Nga Ekonomia Online

Mjeshtëria e Steve Jobs për t’i mbajtur punëtorët e Apple të motivuar dhe të punonin për orë të gjata ishte magji.

Kështu shprehet themeluesi i gjigantit teknologjik Microsoft, Bill Gates.

“Ishte si një magjistar i vogël, sepse ai bënte magji dhe i shikoja njerëzit të mahnitur. Magjitë e tij nuk funksionin me mua”, tha Gates për gazetarin e CNN, Fareed Zakaria, përcjell Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, Jobs si shef ekzekutiv legjendar i Apple, i cili u nda nga jeta në vitin 2011 nga kanceri i pankreasit, ishte një shembull i qartë i shprehjes “mos e bëj këtë në shtëpi” në stilin e tij të udhëheqësit.

“Nuk kam njohur dikë aq të mirë sa Steve për t’i zgjedhur talentet dhe motivuar ata. Apple ishte drejt vdekjes dhe rasti i Jobs është i rrallë, sepse kompania që drejtoi u bë kompania më me vlerë në botë. Nuk ka për të pasur shumë histori si kjo”, tha Ai.

Që nga vdekja e Jobs, udhëheqja e kompanisë i ka kaluar Tim Cookut, që ende e mban pozicionin e shefit ekzekutiv.

Më 27 qershor kompania lajmëroi largimin e Jony Ive, shefit të dizajnit prej më se 20 vitesh tek Apple.

Ive është konsideruar si një prej njerëzve më të rëndësishëm të Apple përgjegjës për dizajnin, pamjen dhe ndjesinë e të gjitha produkteve madhore të Apple përfshirë iPhone dhe Mac.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme