Bill Gates zbulon dobësinë e tij më të madhe

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Ambicia dhe vizioni janë mjaft të rëndësishme, por nuk janë gjithçka.

Bill Gates tregon se kur vjen puna për drejtimin e një biznesi dobësia më e madhe e tij është ballafaqimi me çështjet e punësimit dhe çështjet e menaxhimit, se si do të ndërtonin ekipin. Kur dëgjon diçka të tillë nga themeluesi i një kompanie që tani ka të punësuar mbi 100,000 njerëz është tronditëse. Gjithashtu gjatë artikullit do të zbuloni një të vërtetë shumë të rëndësishme rreth udhëheqjes.

Ndërtimi i ekipit të duhur është po aq i rëndësishëm sa vizioni i duhur

Duke pasur një vizion të madh është hapi i parë. Por ju nuk mund të shkëlqeni në çdo aftësi për të sjellë vizionin tuaj në jetë, edhe nëse dita juaj nuk do të ishte e kufizuar në vetëm 24 orë. Keni nevojë për një ekip të mirë rreth jush.

Plus, nëse punësoni njerëzit e duhur, përvoja dhe krijimtaria që sjellin në tavolinë do t’ju ndihmojë të përmirësoni vizionin tuaj – pastaj ta ktheni atë në strategji dhe taktika për t’u ndjekur.

Duke patur njerëz me qasje dhe backgrounde të ndryshme ndaj zgjidhjeve të problemeve rezulton në një produkt apo shërbim më të mirë. Nëse ekipi juaj ka një përfaqësim të balancuar të gjinive, etnive dhe atributeve të tjera, ju keni një shans për të luftuar duke u rrethuar nga mënyra të ndryshme të të menduarit.

Por le të themi se, ashtu si Gates, ju luftoni me rekrutimin, intervistimin dhe menaxhimin e njerëzve në përgjithësi. Në këtë rast, punësimi i dikujt për të udhëhequr pjesën tjetër të punës duhet të jetë lëvizja juaj e parë, tashmë do të jeni një hap përpara krahasuar me vendin ku ishte Gates dikur.

Por çfarë ndodh nëse nuk mund të punësoni dikë për të bërë rekrutimin?

Sipërmarrësit dhe udhëheqësit e startup-eve duhet të vendosen në pozicione të ndryshme, duke përfshirë rekrutuesin dhe intervistuesin në ditët e para për arsyen e thjeshtë sepse janë në lojë shumë rrjedhje parash dhe kapital për të punuar. Nëse nuk jeni ende në gjendje të punësoni dikë që t’ju ndihmojë me punësimin, përqëndrohuni në punësimin e vlerave të përshtatshme dhe diversitetin konjiktiv.

Ju gjithmonë duhet të shikoni për kandidatët, vlerat dhe qëllimi i të cilëve të lidhen me tuajin. Ju nuk jeni duke punësuar dikë me të cilin do të pini disa birra pas punës. Ju po punësoni dikë për t’iu ndihmuar me vizionin tuaj.

Gjithashtu ju nevojiten njerëz, të cilët kanë ide të mira dhe janë krijues, sepse mendjet e mëdha nuk mendojnë njësoj.

Sa e rëndësishme është që të njihni pikat tuaja të dobëta?

Mësimi këtu është trefish:

1. Është OK që të mos jeni të mrekullueshëm në çdo gjë.
2. Punësoni njerëz që nuk janë si ju, për të krijuar një ekip të balancuar.
3. Bëjini ata njerëz të mrekullueshëm. Jepuni atyre lirinë për të eksploruar dhe për të bashkëpunuar. Përqafoni “çrregullsinë” e punës në grup – ky është një investim, jo një tarifë.

Gates thekson se “Nëse nuk është emocionuese për ju, ju nuk do të jeni i mirë në të”.

Duke kuptuar dobësitë tuaja, ju ndihmon t’u jepni përparësi gjërave për të cilat keni vërtetë nevojë për ndihmë. (INC/BM)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme