Biologu Et’hem Ruka: Pandemia mund të shuhet pas dy javësh

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 14:10 | Nga Ekonomia Online

Profesor Et’hem Ruka, biolog në profesion, ka publikuar disa të dhëna lidhur me ecurinë e përhapjes së Covid-19 në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përqindja e të sëmurëve ka ardhur gradualisht duke rënë, ndërsa numri i të shëruarve po rritet.

Statusi i tij pa ndërhyrje

Per fat te keq sot situata pësoi regres. Numri i te shëruarave u paksua me 1% ne raport me diten e djeshme, ndersa ai i te infektuarve u rrit po me 1%. Kjo situate u krijua nga rritja e numrit te te infektuarve me 19 raste te reja. Rezultatet e sotme jane te ndryshme nga ato te tre kater diteve te fundit te cilat shenuan permiresim gradual. Po ashtu bilanci i viktimave arriti ne 25.

Të ngjashme