Biznese private kontribuojnë në ndërtimin e një shtëpie të dëmtuar gjatë vërshimeve të fundit në Shirokë

Prishtinë | 01 Tet 2018 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Shaqir Palushi, biznesmen dhe pronar i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e një shtëpie e cila është dëmtuar gjatë vërshimeve të fundit në Shirokë.

“Klubi i Prodhuesve të Kosovës, sot vendosi gurthemelin për ndërtimin e një shtëpie e cila u dëmtua gjatë vërshimeve të fundit në Shirokë.
Faleminderit donatorve:
Devolli Group,Jaha Group,Line Group,Plastika,Graniti,Frutex…”, ka shkruar Palushi në “Facebook”.

Të ngjashme