Bizneset, hallka e parë e raportimit të korrupsionit

Prishtinë | 08 Dhj 2016 | 12:44 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bizneset duhet të krijojnë një aleancë të sinqertë që të konkurrojnë për punën e tyre dhe të parandalojnë korrupsionin. Andaj bizneset janë hallka e parë e raportimit të korrupsionit.

Kështu u tha në konferencën me temë “Luftimi i korrupsionit përmes dialogut publik – privat”, të organizuara nga Ambasada Gjermane dhe organizata GIZ, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës dhe Institutin e Kosovës për Drejtësi.

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka thënë se ka biznese kur vazhdimisht nga autoritetet kontraktuese marrin punë me elemente korruptive, ndërsa kur fillojnë ta humbin primatin në treg, ato ankohet për të njëjtat autoritete kontraktuese prej të cilave kanë marrë tenderë.

“Këtu është fjala se nuk mund të merren vesh në çmim. Bizneset duhet të krijojnë një aleancë të sinqertë që të konkurrojnë për punën e tyre dhe të parandalojnë korrupsionin”, ka thënë ai.

“Bizneset janë ato që me kohë mund ta raportojnë korrupsionin. Nëse bizneset e raportojnë korrupsionin atëherë për ata zyrtarë të prokurimit dhe autoritet kontraktuese nuk do të ketë mjete për ta. Por, edhe bizneset me apo pa dashje po i bashkëngjiten korrupsionit”, ka thënë Havolli.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova ballafaqohet më një krizë ekonomike, por duhet të pranohet një e hidhur se gjeneza e krizës ekonomike është kriza politika, ose mangësia e sundimit të rendit dhe ligjit.

“Korrupsioni është kancerogjen për shoqërinë kosovare. Në këtë formë është e pamundur të kemi zhvillim ekonomik, të kemi fuqizim të sektorit privat, është e pamundur që sektori privat të rrit investimet e veta për të krijuar vende të reja të punës, dhe është e pamundur të përmirësohet imazhi i Kosovës përmes produkteve ‘Made in Kosova’”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, një dukuri shqetësuese nga kjo analizë interne është fakti i humbjes së besimit në institucionet vendore, në veçanti sistemin gjyqësor.

Ndërsa, në aspektin ekstern ai ka thënë se duke parë shkallën e korrupsionit në Kosovë dhe raporteve ndërkombëtare për të bërit biznes, investitorët e huaj nuk do t’ia mësyjnë të investojnë në këtë vend “të cilin e kemi dëshmuar çdo ditë e më tepër”.

“Në agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve janë të regjistruara 148 mijë biznese, ndërsa në ATK janë aktive 68 mijë biznese. E dyta në Kosovë janë të evidentuara 19 500 Organizata Joqeveritare dhe për procesin e zhvillimit ekonomik janë të angazhuara me tepër se 10 mijë. Kështu që në çfarë forme është duke u zhvilluar kontinuiteti i zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

Të ngjashme