Bizneset i konsiderojnë të vonuara, por të nevojshme masat e reja fiskale

Prishtinë | 26 Dhj 2017 | 07:56 | Nga

Lirimi nga tatimi doganor nga 1 janari për lëndën e parë, gjysmëproduktin, linjat e prodhimit dhe nga pajisjet e teknologjisë, po konsiderohen të vonuara, por të nevojshme nga ana e përfaqësuesve të bizneseve.

Pas vonesave të stërzgjatura të hyrjes në fuqi të këtyre masave, ata kanë kërkuar nga Qeveria dhe institucionet e tjera përgjegjëse për zbatimin e tyre, që t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm që të mos ketë më shumë prolongim, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe pse i kanë konsideruar si masa lehtësuese, sipas tyre ato nuk janë të mjaftueshme për t’i bërë më konkurrente me prodhimet në rajon e më gjerë.

Ministria e Financave në masat e reja fiskale përveç lirimit nga tatimi doganor, ka paraparë që të ketë edhe lirim nga tatimi i akcizës të gjithë prodhuesve pavarësisht se a importojnë vetë apo përmes kontraktorëve për të gjitha burimet e energjisë të cilat përdorën si lëndë ndihmëse në procesin e prodhimit, siç janë mazuti, gazi dhe nafta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme