Bizneset marrin punëtorë nga Bangladeshi, Ambasada e Kosovës pezullon kërkesat për disa viza

Prishtinë | 18 Tet 2023 | 11:31 | Nga Ekonomia Online

mbasada e Kosovës në Dhaka të Bangladeshit ka pezulluar për dy muaj kërkesat për viza ‘D’ dhe ‘C’, në një përpjekje për ta përmirësuar shërbimin konsullor pranë sektorit të vizave.

Ambasada në Dhaka ndodhet në një fluks të kërkesave për viza nga qytetarët e Bangladeshit të cilët po emigrojnë në Kosovë për të punuar. Vetëm muajve të fundit, qindra punëtorë nga Bangladeshi kanë gjetur punë në bizneset e Kosovës.

Agjencinë e punësimit në Bangladesh, tash e disa muaj rekrutojnë punonjës të interesuar për të punuar në Kosovë.

Të enjten e javës së kaluar, Ambasada e Kosovës në Dhaka njoftoi se ka pezulluar disa shërbime për viza.

“Ju njoftojmë se Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka/Bangladesh, duke filluar nga data 01 Nëntor 2023 deri më 07 Janar 2024, do të pezulloj përkohësisht kërkesat e reja për viza “D”, me përjashtim të kërkesave për leje qëndrim me qëllim të Ribashkimit Familjar, Proces Edukimi apo Trajtim Mjeksor. Ky njoftim vlen edhe për kategorinë e vizës “C”, me përjashtim të aplikimeve për Vizita Zyrtare, Biznesore apo Vizita Familjare në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

“Të gjithë aplikantët që kanë bërë pagesën për një kategori vize dhe ju është caktuar data e intervistës në Ambasadë, do të procedohen dhe do të marrin një përgjigje për vizën e tyre brenda afateve ligjore”, thuhet në njoftim.

Ambasada ka thënë se qëllimi i pezullimit të procedurave “është qe të përmirësohet edhe me tej shërbimi konsullor pranë sektorit të vizave në Ambasadë”.

Të ngjashme