Biznesmeni Brahim Selimaj kërkon të japë kontribut edhe në Kuvend

Prishtinë | 01 Tet 2019 | 08:44 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Brahim Selimaj ka treguar arsyet pse i është futur garës për deputet.

Në një intervistë për Ekonomia Online, biznesmeni i suksesshëm, ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve nëse merr besimin e qytetatëve dhe zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës.

“Unë do të jetë zëri i fuqishëm i gjithë qytetarëve të cilët më votojnë dhe duhet të kem besim dhe të besojnë në kryeministren e ardhshme sepse është një prej figurave më të ndritshme, e cila ka treguar sukseset e veta e gjithëmbarshëm të shoqërisë, ligjeve dhe tërë jeta e saj është e begatshme dhe lista e cila është prej kandidatëve të LDK-së është më e mira dhe unë jam përcaktuar njëri prej tyre që të kontribuoj zhvillimit ekonomik në Kosovë”, ka thënë Selimaj.

Ekonomia në Kosovë sipas Selimajt, është shumë e brishtë. Për këtë, ai ka një zgjidhje.

“Ekonomia është e brishtë nuk është marrë askush me ekonominë dhe për atë kemi 94 për qind që e kemi importin dhe jo eksportin. E zgjidhja është se duhet të jemi eksportues të prodhimit dhe jo eksportues të parave”.

“Investimet direkte dhe investimet e jashtme t’i kalkulojmë dhe investimet kapitale të jenë në prodhim dhe jo në asfalte e në rrugë, sepse investimet në asfalte janë të shekullit të kaluar, ani pse asfalti është dashtë por jo në këtë formë të punohet deri tash”, ka thënë ai për EO.

Zgjedhjet që do të mbahen me 6 tetor, Selimaj thotë se duhet të jenë zgjidhje ekonomike që t’u garantojnë të rinjve se duhet të ketë stabilizim ekonomik në vend.

“Unë jam një jetë me LDK dhe mu për atë që kam kontribuar në shtet-formimin dhe zgjedhjet që do të jenë në Parlamentin e Kosovës duhet të jenë zgjidhje ekonomike që t’u garantojmë të rinjve se duhet të ketë stabilizim ekonomik në vend dhe jo vetëm politikë, sepse të rinjtë presin shumë nga ne dhe unë personalisht që unë vij nga ekonomia dhe zhvillimi mendoj se do të krijojmë kushte të cilat do të jenë në krahasim me të tjerët do të jem një zë i fuqishëm posaçërisht i të rinjve, i zhvillimit dhe i prodhimit në Kosovë”, ka thënë ai.

Të ngjashme