Blackpink me koncert live në youtube

Prishtinë | 28 Jan 2021 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Grupi muzikor i vajzave Blackpink do mbajë koncert këtë të diele që do transmetohet live në Youtube.

Suksesi në të gjithë botën i Blackpink është një shenjë e kohërave – gati një vit në pandemi, bota dëshiron konfeksionin optimist të muzikës pop. Për më tepër, grupet koreane po rriten në popullaritet me dëgjuesit amerikanë. Jo sepse zhanri ka nevojë për tregun amerikan për të qenë i suksesshëm, duhet thënë e vërteta, industria amerikane e muzikës ka nevojë për K-pop më shumë sesa K-pop për Amerikën e Veriut.

Por nuk është fama ajo çka vlen më shumë te Blackpink por është ajo çka grupi reflekton dhe kjo ka rëndësi. Anëtarët e grupit, “vajzat me fuqi” demonstrojnë përkushtimin e tyre për dashurinë ndaj vetvetes, feminitetin si në forcë ashtu edhe në cenueshmeri, dhe një lidhje të mirë me adhuruesit e tyre. Dashuria ndaj vetvetes është gjithnjë e më e rëndësishme – dhe gjithnjë e më e rrallë – në industrinë e sotme të muzikës

Në një intervistë për Rolling Stone, anëtaret e Blackpink Jennie, Jisoo, Rose, and Lisa kanë thënë për fansat që të presin disa surpriza gjatë koncertit të tyre të parë.

“Mos prisni ndonjë gjë para koncertit. Duam që të jetë sekret,” ka thënë Jennie në dhjetor.

Ajo çka dihet është se Rose do përformoj një pjesë të shkurtër nga kënga e saj solo për herë të parë në koncert.

Të ngjashme