Blendi Fevziu: Kam parë foto të Habilajve me ministra e kryebashkiakë

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 09:58 | Nga

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, tha se pret një stinë të nxehtë në politikë ku pritet të dalin dosje dhe fakte korruptive nga të dyja anët e politikës.

I ftuar në Forumet e UET, nën moderimin e dr. Belina Budini, shefe e Departamentit të Komunikimit në UET, tregoi detaje nga një takim me zyrtarë të institucioneve ligjzbatuese nga vendet e BE-së, të cilat kanë ndarë informacione hetimi për kriminelë shqiptarë që respektohen në Shqipëri nga punonjës policie.

Fevziu tha se ka parë foto të një ministri të qeverisë Rama me anëtarë të familjes Habilaj, por edhe ka dëgjuar përgjime të familjarit të një ministri. Sipas tij, nuk dihet nëse do të bëhen publike apo jo.

 

 

Të ngjashme