ish-gazetari, Blerim Shala, sot zyrtarisht do të bëhet pjesë e Partisë së Kadri Veselit.
Shala kohë më parë ishte larguar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Dy vite më parë ai është larguar nga AAK ndërkohë që ka vazhduar të jetë deputet në Parlamentin e Kosovës, pa i takuar ndonjë grupi parlamentar. Shala është gazetar shumëvjeçar ndërkohë që në 20 vitet e fundit ka qenë pjesë e shumë proceseve politike.
Burime kanë treguar se zyrtarizmi i Shalës pritet të bëhet shumë shpejt dhe i njëjti do të jetë pjesë e listës zgjedhore të kësaj partie për deputet.