FSSHK-ja protestojnë të hënën, kërkojnë miratimin e ligjit të pagave nga qeveria

Prishtinë | 06 Nën 2021 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë së Kosovës ka thënë se të hënën me fillim nga ora dhjetë do të jenë në Shesh për të protestuar sa i përket ligjit të pagave.

Tutje, ai tha se ua imponuan, duke mos kërkuar lëmosh por dinjitet.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar punëtor shëndetësor të ën PROTESTOHET! Po ju adresohem dhe po ju adresohem e lajmërojmë se të HËNËN jemi tek sheshi. Nuk e deshirojm por na imponuan. Kërkesa e vetme barazia sociale pra LIGJI I PAGAVE të cilën kjo QEVERI është dashur ta miratoj me dt. 29.10.2021. Pra ky mashtrim nuk kalon dot. Nuk kërkojm lëmosh, por dinjitet.Zoti Kurti reflekto, po të rikujtoj nuk bënë më kështu e tani po ju rikujtoj deputetve tuaj kur e refuzuat ligjin e paga thoshit në nuk e votuam se kërkojmë koeficientin 6 per Mjek e Koeficientin 3 per infermier.Zoti Kurti këta janë deklaruar dhe kanë emra, andaj mbroni dinjitetin e tyre, në mesin e tyre është edhe Arben Vitia.NË FUND KRYEMINISTËR JU PRESIM TË HËNËN NË ORA 10 DHE SDO JEMI VETËM.

Të ngjashme