Blerja e librave të Gashit nga MPJD-ja, Berisha: Kjo qeveri ka mbet me i bë të obligueshme edhe librat e Nexhit

Prishtinë | 20 Maj 2025 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për blerjen e 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashi, i cili sa kishte qenë këshilltar i kryeministrit Albin Kurti kishte thënë se UÇK ka kryer krime.

Ai ka ironizuar më këtë veprim të MPJD-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Qeverisë Kurti i ka mbet vetëm edhe librat e Nexhmdin Spahiut me i bë të obligueshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka blerë 500 kopje të librit nga ish këshilltari i Albinit, Shkëlzen Gashi! Tipi është ai që për UÇK-së thonte, nuk ka qenë SHKA “Emin Duraku” por organizata kriminale që ka bërë krime mbi civilë etj etj. Kjo qeveri tash ka mbetë vetëm edhe librat e Nexhmdin Spahiut me i bë detyrim me u mësu nëpër shkolla, dhe e plotëson misionin djallëzor në këtë drejtim”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme