Bletarët e Vushtrrisë subvencionohen me 4 euro për koshere edhe këtë vit

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 17:18 | Nga Ekonomia Online

Bletarët e komunës së Vushtrrisë edhe këtë vit do të subvencionohen me 4 euro për koshere.

Kështu bëhet e ditur përmes një postimi në Facebook, teksa kryetari i kësaj komune, Ferit Idrizi, ka vizituar bletarin nga fshati Oshlan, Adnan Kajtazi.

Postimi i plotë:

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, pasditen e sotme e ka vizituar bletarin Adnan Kajtazi, nga fshati Oshlan.

Ai kultivon rreth 350 bletë dhe posedon 340 koshere. I njëjti ka qenë përfitues direkt i subvencioneve me 4 euro për koshere të bletëve.

Nga Oshlani, i pari i Vushtrrisë bëri të ditur se edhe këtë vit Komuna do të vazhdojë të subvencionojë me 4 euro kosheren.

Kryetari Idrizi, u shpreh se do të vazhdojë të jetë në mbështetje të bletarëve.

Të ngjashme