Bllokohet një pjesë e sheshit pasi kulmi rrezikon të bjerë

Prishtinë | 11 Mar 2024 | 14:27 | Nga Natyra Salihaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës e ka bllokuar një hapësirë në sheshin “Nënë Tereza”, pasi kulmi i një ndërtese rrezikon të bie për shkak të erërave së fuqishme. Në vendin e ngjarjes, janë parë ekipe të zjarrfikësve dhe kamioni intervenues për heqjen e kulmit, raporton Ekonomia Online.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica tha se fatmirësisht nuk ka të lënduar por as dëme materiale.

“Për fat të mirë jemi duke e parandaluar nuk kemi pas ndonjë lëndim apo dëm tjetër sa i përket aspektit material, këto gjëra duhet të jemi të kujdesshëm për shkak të ndryshimeve klimatike erërat e forta janë bërë pjesë e jetës tonë të përditshme”, tha Fushtica.

Drejtori shtoi se ekipet nga Brigada e Zjarrfikësve dhe Ndërmarrjet Publike kanë qenë në gatishmëri nga mëngjesi për të marrë masat e nevojshme.

“Të gjitha ekipet nga mëngjesi janë në gatishmëri të plotë ekipet e brigadës profesionale të zjarrfikësve dhe kontraktuesit por edhe ndërmarrjet publike që janë në kuadër të kryeqytetit. Për fat të keq kemi pas shumë intervenime edhe brigada edhe zjarri që ndodhi në Drenas në parkun e biznesit por edhe në disa shtëpi banimi në kryeqytet dhe në Obiliq duke pas parasysh se brigada profesionale  e zjarrfikësve e mbulon dhe përkrahë Obiliqin dhe Fushë-Kosovën, Graçanicën dhe komunat përreth për arsye se nuk kanë shërbime të tillë, komunat tjera më të vogla”, tha ai.

Ndërsa qytetarët e intervistuar nga Ekonomia Online, u shprehen se ndihen të rrezikuar nga shtëpitë për shkak se ka që janë ndërtime pa leje, pa licenca dhe nuk kontrollohen.

“Këto rrezikime ndërtojnë shtëpia pa leje, pa licenca jo të siguruara jo të kontrolluara mbarojnë mure ndërtojnë çka të dojnë bëjnë çka të dojnë sepse nuk ka ligj funksional ligjet janë po ligjet parlamenti duhet me i zbatu dhe respektu ligjet, nuk po i zbatojnë ata që po i formojnë ligjet nuk po i zbatojnë vetë. Nuk kemi sistem të drejtësisë, nuk po dënohen njerëzit që po bëjnë gabime, ndërtime nuk po ndëshkohen prandaj jemi të rrezikuar lufta nuk është asgjë, ajo është natyrale për të gjithë njerëzit po edhe njerëzit individualisht janë të rrezikuar shumë por këto punë jo të ligjshme të njerëzimit”, tha një qytetar.

Ndërsa tjetri shtoi se kulmet janë të ndërtuara me dhe tashmë po shihet efekt I tyre.

“Në fillim kulmet i kemi bërë me tjegulla tash u bën me lastra për me dal më lirë çmimi por po shihet tashmë `prapavija se çka po ndodh një frymë sado jo shumë e madhe sot menjëherë mundet me e vra dikënd dhe me qenë dita e fundit për të sot. Herën e fundit në Shkodër është duke u bërë një renovim i gjithë banesave me fasada se edhe fasadat po bin edhe kulmet, nuk munden ndoshta banorët me i kry këto punë po duhet komuna këto ndërtesa të vjetra sidomos këto që janë me materialin asbestin duhet të ndërrohen. Janë të rëndësishme por edhe kancerogjene”, tha ai.

Të ngjashme