BMW Z5 testohet me tavanin e hapur, derisa temperatura ishte nën zero (Foto)

Prishtinë | 28 Shk 2017 | 10:56 | Nga

Reporterët e makinave të reja e kanë parë modelin e ri të prodhuesit gjerman BMW, teksa testohej në një terren me borë.

Mirëpo, për befasinë e tyre, shoferi e ka hapur pjesën e sipërme të modelit Z5 dhe ka vozitur në mot tepër të ftohtë, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, është dashur të tregohet se kjo makinë e ka opsionin e hapjes së pjesës së lartë.

Megjithatë, nuk është bërë e ditur se çfarë ka nën kapak, por besohet të jetë një motor i fuqishëm, që arrin shpejtësi të lartë.

Shtresa për kamuflazh nuk lejon të shihet forma që ka, por njohësit e veturave thonë se ka dalë shumë nga linjat që kishte Z5 i mëparshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme