Boksierët e Kombëtares vazhdojnë me përgatitjet intensive

Prishtinë | 15 Pri 2023 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Boksierët e kombëtares së Kosovës janë në përgaditjet e përbashketa në Prishtinë nga 13 prilli 2023.

Sipas planprogramit të paraparë nga selektori Besim Brahimi dhe trajneri i kombëtares Mehmet Haxhani faza përgaditore po shkon në mënyrë të shkelqyer ku po ushtrohet me intenzitet të lartë profesional dhe atë dy here në ditë,ushtrimet e paradites po mbahen në ambientin e hapur në parkun e Gërrmisë,ndërsa pasditja në palester.

Gjatë fazës përgaditore përpos dyshes së trajnerëve Brahimi dhe Haxhani ,për ti ndihmuar gjatë stervitjeve ju ka ardhë në ndihme trajnerët e mirënjohur Faton Xhakli dhe Agim Tahiraj të cilët se bashku po bejnë një punë të jashtëzakonshme.

Këto pergaditje janë të mirseardhura për boksierët senior para garave ndërkombëtare që i presin në muajt në vijim: Kampionati Botëror në Tashkent (Uzbekistan) 01 – 14 Maj,-Turneu nderkombetar në Çeki, turneu nderkombetar në Hungari, turneu nderkombëtar në Shkoder,turneu nderkombëtar në Hungari,tyrneu nderkombetar në Kroaci etj.

Boksierët pas ketyre pregaditjeve do të vazhdoj me pergaditje speciale për kampionatin botëror.

Të ngjashme