Bora bllokon disa akse rrugore në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Disa akse rrugore në Maqedoninë e Veriut janë bllokuar për shkak të reshjeve të borës.

Për shkak reshjeve të borës sot në mëngjes në orën 06:40 është vendosur ndalesë për automjete të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë- Dibër, kumtoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Ndalesë për automjete të rënda transportuese është vendosur edhe në qafën malore Strazhë nga ora 04:20.

Nga LAMM informojnë se sot prej orës 12 deri në orën 15 në aksin rrugor Kërçov-Ohër afër fshatit Vërbian për shkak minimit komunikacioni do të ndërpritet deri në orën 10 e 15 minuta.

Të ngjashme