Bordi i Agjencisë së Privatizimit në komision merr ankesa për pozitën e femrës në AKP

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 14:03 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë disa ankesa në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, për pozitën e femrës në AKP, raporton Ekonomia Online.

Në këtë komision ku u diskutua rreth peticionit të punëtorëve gra në këtë institucion, u tha se favorizimet për pozita të larta drejtuese bëhen vetëm për burrat, ndërsa e kundërta ndodh për gratë.

Kryesuesi i Bordit Drejtorëve t[ AKP-sё, Mentor Hyseni, tha se pas një kërkese që i është bërë nga punëtorët i kanë takuar së bashku me zëvendëskryesuesin dhe tre anëtarë tjerë të bordit.

Sipas tij kanë diskutuar në detaje të gjitha çështjet dhe shqetësimet që i kanë ngritur ato.

“Në parim ne e kemi thirrur grupin e grave të cilat e kanë përgatitur peticionin. Pas një kërkese që i është bërë bordit dhe e kemi takuar së bashku me zëvendëskryesuesin dhe tre anëtarë tjerë të bordit që kemi diskutuar në detaje të gjitha çështjet dhe shqetësimet që i kanë ngritur ato. Madje, kam dëgjuar edhe deklarimin e saj publik në komision këtu në detaje. Mund të them se jam ekonomist me profesion, çështja e statistikave shpesh din të manipulohet, varësisht prej këndvështrimit si e sheh njeriu, e megjithatë e përgëzoj për iniciativën që e ka bërë si çështje e ngritjes së pabarazisë që ndodhet në AKP, e gjithë Kosovën”, tha Hyseni.

Por me këtë konstatim të Hysenit, nuk u pajtua kryetarja e komisionit, Duda Balje.

“Të kemi thirr sot me fol për barazi gjinore brenda shtëpisë (AKP) a ka pas, jo në Kosovë, të lutem koncentrohu në institucionin që përfaqësoni. Për fillim sa punëtorë jeni komplet”, tha ajo.

“Jemi 209 gjithsej, diku 46 prej tyre janë femra dhe 53.6 janë meshkuj. Prandaj, thash që çdo statistikë e ka një histori të caktuar. Ne si bord kemi filluar në 2021, ku përqindja ka qenë 40 gra dhe 60 për qind burra në vitin 2021, në 2022-ën kjo ka ndërruar që është bërë 46.10 për qind gra dhe 53.9 për qind burra dhe në 2023 si rezultat përfundimtar 46.67 për qind femra dhe 53.3 për qind burra, shihet një trend i ngritjes së barazisë gjinore aty. Është e vërtetë se pikat që ka diskutuar zonja që ka përfaqësuar gratë ën AKP, është se pozitat e larta drejtuese janë kryesisht meshkuj, nëse nisemi prej zyrtarëve diku 54 për qind janë gra dhe 45 për qind burra, zyrtar të lartë janë 42 për qind gra dhe 57 për qind burra, pozita të ulëta drejtuese janë 36 për qind gra që vie duke rënë dhe 63 për qind burra, pozita të mesme drejtuese 20 për qind gra dhe 80 për qind burra, dhe pozita të larta drejtuese nuk ka gra, por 100 për qind janë burra. Që i bie që është një drejtor menaxhues dhe dy zëvendësdrejtora nuk kemi rekrutuar ende, konkursin e kemi shpall. Ne si bord kur e kemi shpall konkursin e kemi pas që ka aplikime të pamjaftueshme, duke mos e marrë parasysh gjininë, e kemi shqyrtuar sërish, edhe e kemi hequr përgatitjet specifike universitare me qëllim që të rritet gama e profileve që vinë për zëvendës drejtor në AKP, dhe si përfundim kemi përfunduar me pesë kandidat të kualifikuar, që i kanë kualifikuar burimet në bazë të ligjit për zyrtar të lartë publik dhe prej tyre e kanë kaluar vetëm dy meshkuj testin”, u përgjigj Hyseni.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, procedurat e rekrutimit i sheh jo të favorshme për gratë. Tha se shpesh herë, burrat janë favorizuar në ngritje të detyrës.  

“Ne e dimë që për me mujt me pas një pozicion të punës duhet të plotësosh disa kritere të caktuara, mirëpo modaliteti i cili është përdorur për t’i dhënë hapësirë burrave në këtë institucion sipas atyre që kanë nënshkruar peticionin ka qenë diskriminues, sepse kurdo herë që ka pas mundësi të ngritët dikush në detyrë përbrenda institucionit gjithmonë i është dhënë përparësi burrave pavarësisht sa të zonjat kanë qenë gratë…Ndoshta ju mund të na ndihmoni pak cila duhet me qenë ndonjë modalitet i praktikave, sepse detyrimisht është e nevojshme që me pas politika mbështetëse”, tha Fejza.

E deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, tha se diskriminim ka edhe përbrenda Kuvendit. Tha se nga 14 drejtori, vetëm dy prej tyre udhëhiqen nga gratë.

“Që gratë janë të diskriminuara  e dimë, që gratë nuk janë të favorizuara në pozita drejtuese mendoj që duhet nisur nga Kuvendi, kam punuar 13 vjet në Administratë të Kuvendit dhe e di që tani nga 14 drejtori dhe tre drejtori të përgjithshme, kanë arrit vetëm dy gra me qenë drejtoresha, të gjithë tjerët janë burra, pra nëse nisemi me barazi gjinore, ne si deputete duhet nisur nga institucioni jonë”, tha ajo.

Për pozitën e femrës në AKP pati ankesa edhe deputetja tjetër e pushtetit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku

“Ne kemi prit nga ju sot me ardhë me na tregu që qasja juaj është në avancimin e barazisë gjinore, që ju do të rishikoni edhe këtë peticion. Ne ju inkurajomë që t’i shikojmë parakushtet që një grua me pas njëfarë përvojë e cila më vonë ja mundëson të ecë edhe në pozitat më të larta drejtuese”, tha ajo.

Të ngjashme