Bordi i RTK-së nis mbledhjen, shqyrton listën përfundimtare të kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm

Prishtinë | 17 Kor 2026 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) sot ka nisur mbledhjen e radhës, në të cilën sipas njoftimit zyrtar, do shqyrtohet lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, bazuar në rezultatet e vlerësimit të paraqitura më 13 korrik 2026, raporton Ekonomia Online.

Po ashtu, Bordi do të shqyrtojë edhe veprimet e mëtejshme procedurale që lidhen me këtë proces.

Mbledhja është e mbyllur për media. Për ecurinë dhe përfundimet e saj, Bordi i RTK-së pritet të njoftojë pas përfundimit të mbledhjes.

Të ngjashme