Boris Johnson thotë se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme më 12 dhjetor

Prishtinë | 24 Tet 2019 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Boris Johnson, Kryeministri i Britanisë së Madhe, ka thënë se qeveria e tij do të paraqesë një mocion në parlament duke kërkuar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme më 12 dhjetor.

Ai tha se vonesat për kalimin e marrëveshjes BREXIT përmes Dhomës së Komunave mundet të vazhdojë edhe për një kohë të gjatë, dhe se BE-ja mundet të zgjasë afatin e kësaj marrëveshje dhe ai këtë nuk e do fare.

Jonson thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë mënyra më e mirë për të thyer bllokimin e rreth BREXIT.

Sipas Euronews, Jonhson ka nevojë për miratimin parlamentar për të thirrur zgjedhje të parakohshme pasi zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Britani janë planifikuar të mbahen për vitin 2022, transmeton klankosova. Johnson thotë se data 12 dhjetor do t’i japë parlamentit kohë të shqyrtojë projekt-ligjin e tij për Brexit deri më 6 nëntor, kur do të fillonte fushata zgjedhore.

Të ngjashme