Boshnjakët kërkojnë siguri në veri të Kosovës

Prishtinë | 28 Mar 2018 | 17:46 | Nga

Boshnjakët në veri të Kosovës kërkojnë që të ketë siguri për ta, në një situatë, siç e quajnë, të pafavorshme politike, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Këshilli Kombëtar i Boshnjak shpreh keqardhje për situatën e pafavorshme politike në veri të Kosovës. Të mësuar nga përvoja e së kaluarës se në të këtilla situata politike të tensionuara, u kryen një numër i madh i krimeve kundër boshnjakëve në mëhallën boshnjake në Mitrovicën e veriut, mandej edhe në fshatrat boshnjake Vuço Llokva dhe Hrvaskë. Këshilli Kombëtar Boshnjak shprehë shqetësimin për jetën, lirinë dhe sigurinë e boshnjakëve dhe pronën e tyre në veri të Kosovës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.

tutje Këshilli i Boshnjakëve thotë se, “i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë të ndërmarrin të gjitha masat parandaluese dhe t’i sigurojnë popullit boshnjak në veri të Kosovës siguri juridike dhe ekonomike. Gjithashtu ftojmë qytetarë të nacionalitetit serb dhe përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale në veri të Kosovës për mirëkuptim dhe solidaritet me boshnjakët të cilët këtu jetojnë me shekuj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme