Bosnja lëshon urdhërarrest ndërkombëtar për Dodikun, raportohet se ndodhet në Izrael

Prishtinë | 27 Mar 2025 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Pas lëshimin e një urdhër-arresti ndërkombëtar për Milorad Dodik, presidentin e Bosnjë Hercegovinës, Gjykata gjithashtu lëshoi ​​një deklaratë këtë mëngjes në lidhje me rastin e tij dhe Nenad Stevandiq.

Ata deklaruan se këto janë “veprime të reja procedurale të ndërmarra në rastin kundër të akuzuarit Milorad Dodik dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për veprën penale të sulmit të rendit kushtetues”, dhe theksuan se Gjykata e Bosnjës (26 mars) ka pranuar propozim nga Prokuroria që të lëshojë një urdhër arrest ndërkombëtar për të dyshuarit Dodik dhe Stevan, raporton Oslobodjenje

Bazën për nxjerrjen e të njëjtës, në propozimin e pranuar, Prokuroria me të drejtë e ka nxjerrë nga veprimet e dukshme të ndërmarra nga të dyshuarit Dodik dhe Stevandiq, të cilët, duke shfrytëzuar pozitat e tyre të larta në entin Republika Srpska, kanë shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, kanë kaluar kufirin shtetëror dhe Hercegovinë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e gjykatës së Bosnjës.

Siç raportojnë mediat në Bosnje, i dyshuari Dodik aktualisht ndodhet në Izrael, ndërsa i dyshuari Stevandiq, duke iu shmangur kontrolleve të përcaktuara me ligj, është kthyer në Bosnjë më 18 mars, gjë që tregon gjasat që ata të ndodhen jashtë vendit në çdo kohë.

Dodik herën e fundit është shfaqur nga Izraeli, ku me një delegacion ka thënë se shkuar në një konferencë dy-ditore për anti-semitizëm.

Të ngjashme