Botërori 2026, Kongo mbërrin në SHBA pas izolimit për shkak të Ebolës

Prishtinë | 12 Qer 2026 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Kombëtarja e Republikës Demokratike të Kongos, përgatitjet e së cilës për Botërorin 2026 u komplikuan nga shqetësimet që lidhen me virusin Ebola, e ka marrë lejen për të hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Delegacioni i “Leopardëve”, ndaj të cilit autoritetet amerikane e kishin vendosur një periudhë izolimi 21-ditore përpara hyrjes në territorin amerikan, mbërriti në Houston nga Parisi rreth orës 14:30 sipas kohës lokale.

Pas procedurave në aeroport, skuadra u hyri në tokën amerikane pa asnjë problem, shkruan “tuttomercatoweb”, përcjell “Gazeta Express”.

Këtë e konfirmoi mbrojtësi i djathtë Aaron Wan-Bissaka, i cili tha se të gjithë lojtarët dhe anëtarët e delegacionit i kaluan kontrollet pa hasur pengesa.

“Kaluan të gjithë, askujt nuk iu refuzua hyrja”, deklaroi futbollisti i West Hamit, teksa bashkë me shokët e skuadrës u nis drejt qendrës stërvitore të ekipit në qytetin teksan.

Republika Demokratike e Kongos ke ishte zhvilluar ndeshjen e fundit përgatitore para Botërorit në Francë, ku u mposht 2-1 nga Kili në një takim të luajtur me dyer të mbyllura.

Kombëtarja afrikane kishte kaluar javë të vështira për shkak të masave të rrepta shëndetësore të vendosura nga autoritetet amerikane pas shpërthimit të Ebolës në vend.

Të ngjashme