Ndonëse sot është vetëm dita e parë e panairit, organizatorët janë shprehur të kënaqur me mbarëvajtjen dhe me numrin e vizitorëve.
Daut Demaku, kryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, tha se edhe pse nuk kanë ndonjë shifër për numrin e personave që e kanë vizituar panairin, të gjitha zhvillimet janë në kuadër të pritshmërive të tyre.
“Ishte një hapje normale standarde. Në plotësi të pritjeve që kemi pasë, prurjet janë ato që kemi pritë. Dita e parë e panairit është sot, po shkon shumë mirë. Ofertat janë të mrekullueshme, vizitorë ka mjaft. Nuk kemi të dhëna, nuk kemi numra, vetëm një përshkrim të situatës që çdo gjë po shkon në kuadër të asaj që është paraparë, shpresojmë që të vazhdojë”.
Demaku shtoi se në përgjithësi, industria e librit është duke përparuar në të gjitha aspektet, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa Besian Zeneli, koordinator i panairit, tha se këtë vit përveç çmimeve që ndahen çdo vit, për nder të 20-vjetorit të Panairit do të nderohen të gjithë ata që kanë marrë pjesë në panair që nga fillimi.
“Është parë e rrugës ata që janë që nga i pari sadopak në mënyrë simbolike të respektohet ndihma e tyre”.
Panairi i 20-të i librit ështtë hapur dje, më 5 qershor, dhe do të qëndrojë i hapur deri më 10 qershor.