BPB-ja ndihmon çerdhen “Yllkat”, udhëheqësit zotohen për investime të tjera

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:31 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka për Biznes (BPB) në vazhdimësi iu është përgjigjur ftesave për të ndihmuar institucionet arsimore.

Në vazhdën e këtyre investimeve BPB-ja ka ndihmuar edhe çerdhen “Yllkat” në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Adonis Bllacaku, Udhëheqës i Departamentit të Retail dhe Marketingut, ka thënë se BpB-ja do të vazhdojë edhe në të ardhmen t’i përkrah këto institucione.

“Banka për Biznes (BPB) është e vendosur që të kontribuoj sa më shumë në shoqëri. Një pjesë e rëndësishme e shoqërisë normalisht që të gjitha institucionet edukative, ne qysh nga viti i kaluar por edhe këtë vit po vazhdojmë fuqishëm, të investojmë, siç kemi investuar në laboratorë të ndryshme, në shkolla të ndryshme, në salla sportive dhe u jemi përgjigjur çdo ftese për kontributet e llojeve dhe natyrave të ndryshme të të gjitha institucioneve edukative në Kosovë”.

“Andaj, në këtë drejtim, mendoj që përveçse po kontribuojmë në shoqëri, ne po ndihmojmë me i vendos disa themele të forta, pikërisht te më të dashurit tani, siç janë fëmijët, që në të ardhmen të kenë një ambient atraktiv i cili iu përket dhe është në nivel me shkollat evropiane. Ne si BPB jemi të vendosur që të vazhdojmë edhe më tutje të kontribuojmë edhe më tutje në këtë drejtim dhe do t’i përgjigjemi edhe ftesave në vazhdim që i kemi nga institucionet e tilla”, tha ai.

E lumtur me këtë investim u shpreh edhe drejtoresha Kopshtit “Yllkat”, Rifadije Sopi, raporton EO.

“Po sot ne veçse e hapëm objektin tonë të ri, patëm nderin që sot ta gëzojmë donacion nga Banka për Biznes (BPB), për të cilën u jemi shumë mirënjohës çdo herë, për arsye se edhe kemi pasur bashkëpunim të mëhershëm dhe shpresoj edhe në bashkëpunimet tjera. Jemi shumë mirënjohës, për arsye se na kanë lehtësuar punën në”, tha ajo.

LEXONI EDHE:

https://ekonomiaonline.com/nacionale/shoqeri/cerdhja-yllkat-ne-kryeqytet-behet-me-objekt-te-ri/

Të ngjashme