UBT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi më Bankën për Biznes

Prishtinë | 24 Nën 2017 | 15:42 | Nga

Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Bankën për Biznes (BpB) për përkrahje dhe mundësi bashkëpunimi, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve profesionale dhe akademike të studentëve të UBT-së.

Marrëveshja saktësisht parasheh trajnime në Qendrën e Trajnimeve të Bankës dhe punë praktike për studentët në degët apo departamentet e BpB-së, të cilët do të fitojnë njohuri profesionale për sistemin bankar. Po ashtu, studentët gjatë praktikës do të kenë mundësi të zhvillojnë shkathtësitë e tyre komunikuese, teksa ata do të përgatiten edhe për tregun e punës.

Me këtë rast, rektori Hajrizi ka theksuar se në kuadër të kësaj marrëveshje do të krijohen mundësi që studentët që të bëhen pjesë e Junior Academy, ku sipas tij, përveç pjesës praktike ata mund të punësohen në sistemin bankar të BpB-së.

Arton Celina, kryeshef ekzekutiv i BpB-së, ka thënë se programi i praktikës ka për qëllim që t’i ofrojë mundësi të shumta studentëve, përfshirë edhe përfitimin e përvojës së punës.

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme