BQK-ja ndan 10 çmime për esenë më të mirë rreth kursimit të financave

Prishtinë | 31 Tet 2019 | 15:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka ndarë 10 çmime për esenë më të mirë rreth kursimit të financave, raporton Ekonomia Online.

Nxënësit që fituan çmimet janë: Jon Boqolli; Albiona Barileva; Etrid Thaçi; Era Shabani; Lis Ademi; Tuana Aliu; Krenare Shefqeti; Elza Gosalci; Benar Sheqiri dhe Daorsa Imeri.

Në këtë garë kanë marrë pjesë nxënësit e klasave 6-9 të shkollave fillore në gjithë Kosovën.

Ndarjen e këtyre çmimeve e ka bërë Guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti.

Ai tha se qëllimi i gjithë këtij aktiviteti ka qenë që fëmijët qysh herët të mësohen si të kursejnë paranë.

Mehmeti tha se në këtë garë ka pasur shumë ese të mira për të cilat ka qenë vështirë të vendoset nga komisioni.

“Kjo garë ishte shumë kreative, kishte shumë ese të mira dhe komisioni kishte punë shumë të vështirë në përzgjedhjen e fituesit. Unë mund të them se në këtë garë nuk kishte humbës. Të gjitha esetë ishin shumë të mira dhe kam nderin që sot të ndajë çmimet për më të dalluarit. Ju të dashur nxënës me punimet e Juaja keni treguar se sa e rëndësishme është të krijoni shprehi të kursimit, shprehi të cilat janë kulturë, janë rrugë e trasuar e juaja për plotësimin e dëshirave tuaja, qoftë dëshira për të blerë një
dhuratë, për të realizuar një vizitë në një vend që ëndërroni për një shkollim më të mirë për një të ardhme më të ndritur, ndihmoni vetën dhe familjet e Juaja. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, me programet e saj të Edukimit Financiar përherë do jetë pranë jush me aktivitete, ngjarje dhe publikime që do të ju ndihmojnë në fitimin e njohurive të reja, jo vetëm nga financat, por edhe për kursimet në fushat tjera”, ka thënë ai.

“Banka Qendrore do të jetë edhe në klasat dhe shkollat e Juaja duke shënuar aktivitete të rregullta. Pra ju tashmë veç e keni trasuar rrugën e botës së financave, të kursimeve dhe nesër pse jo shumë nga Ju do të jenë pjesë e institucioneve bankare dhe staf i BQK-së”, deklaroi Guvernatori Mehmeti, duke shtuar se ndihet i lumtur që nxënësit garues ishin nga e gjithë Kosova”, ka thënë ai, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme