Brazili shënon 620 viktima nga Coronavirusi për një ditë

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Gjatë 24 orëve të kaluara, Brazili i ka regjistruar 620 të vdekur nga Coronavirusi, duke e çuar në 65 487 shifrën e përgjithshme të viktimave.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu i raportoi 20,229 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i personave të prekur nga virusi i ri shkoi në 1,623,284 persona, shkruan “CNN”.

Pavarësisht shifrave shqetësuese, qytetet e ndryshme në Brazil kanë filluar të rihapen dhe t’i largojnë masat kufizuese.

Rio de Janeiro, ku më shumë se 10 mijë njerëz kanë vdekur nga koronavirusi, i rihapi restorantet dhe baret gjatë fundjavës.

Në Sao Paulo, baret, restorantet dhe sallonet e bukurisë u rihapën me kufizime të hënën pasi kishin qëndruar të mbyllura që nga 24 marsi.

Megjithatë, bizneset duhet t’i respektojnë disa masa, përfshirë orarin e punës prej gjashtë orë në ditë dhe veprimtarinë me vetëm 40 për qind të kapacitetit.

Brazili vazhdon të mbetet në vendin e dytë në botë për numrin më të lartë të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Në vendin e parë janë Shtetet e Bashkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme