Brenda katër ditësh në Emergjencë u trajtuan 1 mijë e 200 pacientë

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 14:20 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, për 4 ditë kanë kërkuar ndihmë mjekësore 1 mijë 200 persona.

Siç njofton SHSKUK, transmeton Exoress, 241 pacientë janë trajtuar në Dhomën e Reanimimit ( Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent) dhe 212 pacientë janë regjistruar si raste kirurgjike.

“Ndërkaq, në Dhomën e Shërbimit Internistik kanë marrë trajtim mjekësor 391 pacientë dhe në Dhomën e Shërbimit Ortopedik janë trajtuar 283 raste”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme