Brenda rezidencës luksoze në vlerë 36.5 milionë dollarë të miliarderes Kylie Jenner

Prishtinë | 25 Pri 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Kylie Jenner ka harxhuar plot 36.5 milionë dollarë për një rezidencë masive prej 19.250 metrash katrorë në lagjen e sipërme të Holmby Hills në anën perëndimore të Los Angeles.

Dhe të premten, miliarderja 22 vjeçare, iu dha 171 milionë ndjekësve të saj në Instagram një imazh atraktiv të trupit të saj, duke pozuar brenda kësaj vile mahnitëse, shkruan DailyMail.

“Vajza e dashuruar”, ishte mbishkrimi me të cilin Jenner e shoqëroi këtë fotografi, e cila e shfaqte atë mjaft joshëse ndërsa mbështetej mbi një shtrat, e përkulur në gjunjë, me një fustan të bardhë me material lëkure.

Ylli i serialit “Keeping Up With The Kardashians” dukej se po qëndronte në një dhomë vetëm disa metra larg pishinës madhështore që mund të shihej përmes dyerve rrëshqitëse me material xhami.

Themeluesja e markës “Kylie Cosmetics” ndau me ndjekësit në InstaStory edhe disa imazhe tjera atraktive, duke treguar linjat e saj trupore.

Duket sikur Jenner dhe vajza e saj dy vjeçare Stormi tashmë po ndihen mirë në shtëpi, në të ashtuquajturin kompleks turistik me shtatë dhoma gjumi dhe 14 banjo.

Ka disa vizatime shumëngjyrëshe me shkumës, të vizatuara përpara disa shkallëve të çimentos, jashtë shtëpisë.

Emri i vogëlushes – Stormi Webster – është shkruar me ngjyrën portokalli, një trëndafil është vizatuar me ngjyrën e kuqe dhe fjala ‘familje ’me ngjyrën vjollcë.

Rezidenca përmban një ekran të projektimit në natyrë, një teatër shtëpie, bare, dhoma lojrash, një palestër dhe një zonë sportive që përfshin një fushë tenisi.

Të ngjashme