Breshëri dhe stuhia shkaktuan dëme të mëdha në Podujevë dhe Gjilan

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Pasditja e së martës në Kosovë u karakterizua me stuhi të fuqishme 0dhe breshër, duke shkaktuar dëme në kulturat bujqësore në disa zona.

Njëra nga komunat e goditura breshëri është Podujeva. Fatri Zhitia, zëdhënës i Komunës së Podujevës, tha për Telegrafin se nga breshëri dhe stuhia janë prekur më së shumti fshati Majac, Lupç i Epërm, Popova, Lluzhani, Lluga dhe Bellopoja .

“Momentalisht jemi në terren me drejtorin e Bujqësisë dhe drejtorin e Shërbimeve Publike. Pjesët më të prekura nga breshëri janë Majaci, Lupçi i Epërm dhe Lluzhani, Popova, Lluga dhe Bellopoja dhe zonat më afër me Prishtinën. Nga kjo fatkeqësi natyrore kanë pësuar kultura të ndryshme bujqësore”, tha ai.

Zhitia tha se mjedra është kultura bujqësore që është dëmtuar më së shumti nga breshëri.

“Mjedrat janë më të dëmtuarat, pastaj misri dhe gruri. Ne, si Komunë, do t’i evidentojmë dëmet, pastaj kërkesat për kompensim do t’i adresojmë në Ministrinë e Bujqësisë. Aktualisht  mund të them se të gjithë fermerët e zonës së Lupçit dhe Majacit janë të dëmtuar”, deklaroi Zhitia.

Edhe zona të ndryshme të Komunës së Gjilanit janë prekur nga stuhita e shiut dhe breshëri.  Drejtori i Bujqësisë në këtë komunë, Bajram Isufi tha se fshatrat Bresalc, Ponesh, Gumnishtë, Cercinë dhe Nasalë.

Isufi tutje shtoi se si komunë nuk kanë buxhet të mjaftueshëm për kompensimin e dëmeve që u ka shkaktuar breshëri dhe erërat e forta.

“Ekipet kanë dalur në terren. Fshatrat Bresalc, Ponesh, Gumnishta, Cercina dhe Nasala kanë pësuar dëme nga breshëri dhe stuhia, ku do të bëhet incizimi dhe vlerësimin e gjendjes. Komuna nuk ka buxhet për kompensim të dëmeve, por do t’i adresojmë në ministrinë përkatëse”, tha Isufi.Lexo po ashtu:

Edhe Prishtina ishte e prekur nga stuhia e verës.

Të ngjashme