Ka pesë ditë që një breshkë deti e pajetë po dekompozohet pranë shtëitores Taulantia duke përhapur edhe shqetësim tek shumë banorë të Durrësit që shëtisin aty.
E çuditshme si kjo kafshë deti nuk është terhequr për tu groposur në një vend të caktuar nga punonjësit e ndërrmarrjes komunale të qytetit duke e lënë aty të dekompozohet në natyrë.
Prej kaq ditësh breshka rreth 70 kg po dekompozohet duke u bërë shkak për përhapje infeksionesh në një prej zonave në të frekuentuara nga të gjithë qytetarët e Durrësit.
Pak metra larg gjenden lodrat e fëmijëve të cilët cdo pasdite argëtohen aty. E gjithë kjo zonë e shëtitores bregdetare është tejet e ndotur. Tonelata me leshterikë kanë pushtuar këtë zonë në shëtitoren bregdetare.