Britania e Madhe tërheq përkohësisht një pjesë të stafit të ambasadës nga Libani

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online

Britania e Madhe ka tërhequr përkohësisht një pjesë të stafit britanik nga ambasada e saj në Liban, derisa tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme vazhdojnë të rriten.

Britanikëve u është bërë thirrje që të shmangin udhëtimet për në Liban, për shkak të konfliktit midis Izraelit dhe Hamasit, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Për shkak të situatës së sigurisë, një pjesë e stafit në ambasadën britanike dhe të gjithë anëtarët e familjes së stafit janë tërhequr përkohësisht”, thuhet në vendimin e tërheqjes.

Të ngjashme