Britania nuk e njeh pavarësinë e Katalonisë

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 19:24 | Nga

Britania nuk do ta njoh vendimin e parlamentit katalunas, për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.

Zëdhënësi i kryeministres Theresa May ka thënë që kjo deklaratë është e bazuar në një votim i cili ishte shpallur ilegal.

Ai ka shtuar që Britania dëshiron të shoh ruajtjen e unitetit të Spanjës.

Parlamenti i Katalonisë ka votuar pro deklaratës së pavarësisë nga Spanja, përderisa parlamenti spanjoll ka aprovuar shtrirjen e sundimit direkt në këtë regjion.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme