Brukseli i kërkon Londrës të paraqesë një propozim për Brexit

Prishtinë | 29 Gus 2019 | 08:39 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Britania e Madhe që të paraqesë sa më shpejt propozimin konkret për Brexit.

Mina Andreeva, zëdhënësja e Komisionit Evropian, duke rikujtuar se data ideale për Brexit është 31 tetori, i bëri thirrje Britanisë së Madhe që t’i paraqesë BE-së sa më shpejt një propozim konkret.

Ajo u shmang që të komentoj kërkesën e kryeministrit britanik, Boris Johnson që të pezullojë punimet e parlamentit deri më 14 tetor, duke e përshkruar këtë si punë e brendshme e Britanisë së Madhe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme