Buffon rikthehet në stërvitje, gati për ndeshjen me Chievon

Prishtinë | 24 Jan 2018 | 15:39 | Nga

Gianluigi Buffon është kthyer në stërvitje me Juventusin, ku ka stërvitur së bashku me shokët e skuadrës.

Portieri italian ka dy muaj që është i lënduar dhe nuk ka stërvitur me skuadrën.

Ndeshja e fundit që luajti me Bianconerët ishte ajo ndaj Napolit që Juve fitoi 1-0 në San Paolo me 1 dhjetor.

Ishte trajneri Massimiliano Allegri që pas ndeshjes me Genoan lajmëroi kthimin e portierit në stërvitje.

Ai është parë sot në aksion, në qendrën stërvitore në Vinovo.

Juve e ka konfirmuar kthimin e tij me një video nga seancat stërvitore.

Buffon mund të jetë gati që të startojë në ndeshjen ndaj Chievos që zhvillohet në fundjavë.

Allegri e ka konfirmuar se Buffon mbetet portieri i parë edhe për kundër formës së mirë që po kalon Wojciech Szczesny.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme