Buja: Aktakuza e arriti efektin, ma humbi të drejtën për të qenë deputet

Prishtinë | 01 Qer 2017 | 08:13 | Nga

Shukri Buja po e fajëson prokurorinë për mungesën e tij nga lista e kandidatëve të PDK-së për deputet në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan sot Koha Ditore .

Ai të mërkurën para Gjykatës Themelore të Prishtinës ka thënë se aktakuza e ngritur këtë vit kundër tij për keqpërdorim të detyrës zyrtare, tanimë e ka “arritur” efektin e vet. Dhe i ka kërkuar gjykatës që ta hedhë poshtë atë, duke e konsideruar të pabazuar dhe të paqëndrueshme.

Pos Bujës, hedhjen poshtë të aktakuzës e kanë kërkuar edhe nëntë të akuzuarit e tjerë. Edhe ata për të njëjtat arsye.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme