Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shukri Buja, ka thënë se koalicioni PDK-LDK duhet prishet për arsye se nuk i ka përfunduar punët për të cilat është krijuar.
Ish=kryetari i Lipjanit ka deklaruar për Klan Kosova se ky koalicion është krijuar për të shtyrë përpara procese si Gjykata Speciale, Demarkacioni me Malin e Zi, Asociacioni i Komunave Serbe dhe zhvillimi ekonomik.
“Punësimi prej 200 mijë vetave, kurse tash kemi vetëm 20 mijë, që është një dështim, por që ka edhe dështime tjera”, ka thënë Buja.
“Nuk dëshiroj që këtë faturë të Isa Mustafës ta paguajmë me elektorat”.
“Qeverinë e udhëheq Isa Mustafa dhe realisht përderisa nuk realizohen synimet tona të përbashkëta, duhet të zgjedhim partner të ri për ti realizuar ato”, ka pohuar Buja.
Sipas tij, për t’i realizuar synimet e tyre më së miri është që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.