Ministri i jashtëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani i cili po qëndron në Sofje ka realizuar një takim me prokurorin e shtetit bullgar, me çrrastë kanë biseduar lidhur me procesin e hetimit rreth ngjarjes tragjike.
Me këtë raste bashkë kanë konstatuar se spekulimet rreth shkaqeve të aksidentit, vetëm se po dëmton procesin e hetimit.
“Pas përfundimit të hetimeve do të organizohet transport i trupave të pajetë. Biseduam edhe për hetimin, për spekulimet, me çrrastë konstatuam se spekulimet nuk ndihmojnë përkundrazi dëmtojnë procesin e hetimit”, tha Osmani.