Bulliqi i bindur se Qeveria nuk po e favorizon, buxhetin për Podujevën e konsideron solid

Prishtinë | 14 Jan 2023 | 08:23 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kritikave që partia në pushtet është duke i favorizuar komunat që janë duke u udhëhequr nga Vetëvendosja, i’u është përgjigjur kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Bulliqi i tha Ekonomia Online, se ndarjet e buxheteve bëhen në mënyrë të barabartë për të gjitha komunat dhe se këto kritika nuk qëndrojnë.

Buxhetin e Podujevës pre 27.5 milionë euro ai e ka quajtur solid, i cili siç tha ai do të shfrytëzohet për zgjidhje e problemeve të qytetarëve.

“Kjo nganjëherë krijon edhe keqkuptime edhe krijohet përshtypja që ka dallime përndryshe vërehet një ndarje e barabartë e buxhetit dhe sigurisht që ndonjë projekt edhe mund të jetë ma pak ose më tepër por këto gjëra gjithmonë kanë ndodhur në ndarjet buxhetore”, tha ai.

“Buxheti i komunës së Podujevës këtë vit është diku rreth 27.5 milionë euro, një buxhet solid i cili besoj që po arritëm ta shfrytëzojmë ashtu si duhet do të na zgjedh problemin e zgjedhjes së një numri projektesh për qytetarë”.

Bulliqi theksoi se rruga Prishtinë-Podujevë me ndarjen e buxhetit nga Ministria e Financave, do të zgjidhen operatorët të cilët do t’i kryejnë punimet.

“Unë besoj që bashkëpunimi është jashtëzakonisht i mirë dhe po kemi një mirëkuptim pothuajse për gjitha projektet të cilat janë në interes të qytetarëve”.

“Rruga Prishtinë-Podujevë nuk është rrugë që ju zgjedh problemin vetëm qytetarëve të Podujevës për arsye që është një rrugë nacionale në për të cilën kalohet një numër i madh i mërgatës sonë, prandaj edhe më tepër i shtohet rëndësia e realizimit sa më të shpejt të këtij projekti. Sigurisht që jemi shumë të kënaqur që ky projekt veç ka marr rrugëzgjidhje dhe shpresojmë që të hec proceduar ashtu siç është më së miri dhe të zgjidhen operatorët të cilët janë të respektuar dhe do ta kryejnë punën ashtu siç duhet”.

Të ngjashme