Bulliqi për vrasjen e 18 vjeçarit: Njëri nga vrasësit është i dënuar me 3 vjet burgim, ka 9 vepra të ndryshme penale

Podujevë | 22 Jan 2024 | 15:23 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka deklaruar se Elton Kadriu, njëri nga të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, ka qenë recidivist i veprave penale dhe se i njëjti ka pasur probleme edhe në shkolla, raporton Ekonomia Online.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit për Siguri në Bashkësi, Bulliqi ka deklaruar se të njëjtit iu është thyer edhe nota e sjelljes dhe se ka pasur një numër të madh të mungesave.

Bulliqi tha se ai ka pasur “9 vepra të ndryshme penale”.

“Njëri prej individëve që dyshohet se është pjesë e këtij rasti, është nxënës i një shkolle të mesme në qytetin e Podujevës, ndërsa tjetri ka dy apo tri vite që ka qenë nxënës i shkollës, i cili për sjellje jo të mira është larguar nga shkolla dhe ka braktisur shkollimin e mëtejshëm pas disa veprave që i ka bërë qoftë në shkollë, qoftë në ambientet tjera. U informuam nga organet e rendit që organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, kanë inicuar rastet. Me këto raste është marrë gjyqësia dhe prokuroria, dhe njëri prej tyre, në këtë fazë kur ka ndodhur tash rasti, faktikisht ka qenë i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm dhe faktikisht ka pasuar ky rasti që është aktualisht”, tha Bulliqi.

“Njëri prej tyre është me diku 9 vepra të ndryshme penale, i cili është hetuar dhe organet e drejtësisë dhe prokuroria e kishin dhënë fjalën e tyre me këtë dënim”, tha Bulliqi.

“Ndërsa i dyti, i cili është bashkëpjesëmarrës, nuk është që ka të hapur ndonjë rast nga organet e rendit”, tha ai.

Për të dytin, Bulliqi tha se “ai nuk është që është nxënës i mirë”.

“Është nxënës i cili nuk ka treguar rezultat të mirë në shkollë. Është nxënës të cilit i është thy nota e sjelljes dhe ka pasur një numër të madh mungesash”, tha kryetari i Podujevës.

Ai tha se nuk kanë evidentuar ndonjë lëshim nga organet e Arsimit në këtë Komunë.

“Rasti ka ndodhur jashtë objektit të shkollës. Drejtoria e shkollës ka marrë veprime. Është larguar për një muaj. Është kthyer prapë në shkollë dhe prapë ka vazhduar me veprime të tilla”, tha Bulliqi. “Prindi i tij ka shkuar dhe i ka tërhequr dokumentet nga shkolla”, tregoi ai.

“Rasti ka ndodhur jashtë oborrit të shkollës. Drejtoria e shkollës ka marrë veprime dhe është pezulluar nga shkolla për një muaj ditë. U kthye prapë në shkollë pas një muaji dhe prapë ka vepru me veprime jo të mira”, u shpreh Bulliqi.

Ndërsa për të ndjerin, Bulliqi tha se ka qenë djalë i sjellshëm.

“Sipas informacione që kemi të disa prej qytetarëve që na kanë njoftuar, për këtë djalin thuhet se ka qenë i mirë, i sjellshëm që ka punu për me siguri veten dhe familjen”, deklaroi Bulliqi.

Për fund, tha se ka qenë për ngushëllime te familja e 18 vjeçarit.

Të ngjashme