Shpejtim Bulliqi ishte deputeti më i zhurmshëm në legjislaturën e kaluar në Kuvendin e Kosovës rreth çështjen së demarkacionit, gjë që LDK-ja e penalizoj atë duke mos e futur në listë për t’u rizgjedhur deputet.
Sot (e premte), Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin për emërimin e anëtarëve të ri për Komisionin Shtetëror për Demarkacionin, ndërsa kryesues do të jetë Shpejtim Bulliqi.
Lajmi.net ka kontaktuar me Bulliqin, i cili tha se Komisioni nuk do të bëjë ndonjë punë të veçantë, veçse do të bazohet në rregullativin në fuqi.
“Ne nuk pritet që të bëjmë diçka të veçantë, sepse puna jonë do të jetë komplet me rregullativin në fuqi që e ka miratuar Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria”, ka thënë ai.
Ai shpjegoi se në cilat lidhe do mbështetet puna e komisionit Shtetëror për Demarkacioni.
“Puna jonë tërësisht do të jetë e mbështetur në ligjin numër 04L072, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. Pastaj në ligjin numër 04L214, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit 04L072, për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kontrollit dhe kufirit shtetëror, pastaj udhëzimin administrativ për shënjimin e vijës kufitare si dhe rregulloren e punës së komisionit shtetëror për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror”, tha me tutje Bulliqi.
Me tutje, ish-deputeti i LDK-së, tha se do të bëhet ajo që kërkohet, konform edhe brenda kornizave ligjore.
“Të gjitha këto janë punë edhe detyra të cilat janë të mbështetura në rregullativën ligjore e cila është në fuqi edhe nga Kuvendi edhe nga Qeveria”, tha në fund Bulliqi.