Burim Ramadani: Ata që duan ta dëmtojnë imazhin e Kryeministrit, ia bëjnë atë dëm Kosovës

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, ka thënë se atyre që u shkon mendja të krijojnë faqe në Facebook për ta dëmtuar imazhin e Kryeministrit Ramush Haradinaj, ia dëmtojnë imazhin Kosovës.

Sipas tij, këta persona vetëm shqip mund të shkruajnë në atë faqe sepse kokën e kanë nga Serbia.

“Turpi nuk ka kufi! U shkon njerëzve mendja edhe të krijojnë faqe në facebook për të portretizuar Kryeministrin si mos më keq. Këtë dëm ia bëjnë shtetit të Kosovës saktësisht”, ka shkruar Ramadani në Facebook.

“Këta veç shqip mund të shkruajnë në atë faqe. Kokën e kanë serbe”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Burim Ramadanit në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme