Burim Ramadani kërkon përfshirje simbolike të Kosovës në Gaza përkrah SHBA-ve

Prishtinë | 22 Shk 2026 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Burim Ramadani thotë që kontributi i Kosovës në Gaza të jetë simbolik, por në mbështetje të përpjekjeve amerikane për stabilizimin e situatës.

Sipas tij, përfshirja mund të bëhet përmes Forca e Sigurisë së Kosovës dhe ekspertizës civile, duke theksuar se Kosova, si shtet i ndërtuar mbi ndërhyrjen ndërkombëtare, duhet të rreshtohet përkrah trupave amerikane.

Ramadani vlerëson se një pjesëmarrje simbolike do të dëshmonte konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së vendit, duke ruajtur një qasje racionale buxhetore në këtë operacion.

Të ngjashme